Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se shqiptarëve nuk u frikësohet askush.
Ai në një intervistë për Radio Televizionin Serb (RTS) tha se shqiptarët nuk janë më “të preferuarit” në qarqet ndërkombëtare, transmeton Arbresh.info.
“Ata nuk janë më në gjendje të kërcënojnë askënd”, tha Daçiq.
I pari i diplomacisë serbe ka folur edhe për tema tjera si ajo e bisedimeve midis Donald Trump dhe Vladimir Putinit më 16 korrik në Helsinki.
Sipas tij, ka shumë tema të tjera për të folur për herë të parë.
Daçiq po ashtu tha se janë dezinformata ato që thuhen se epilogu i këtij takimi do të jetë një marrëveshje që Putin do ta njeh pavarësinë e Kosovës, në këmbim të Krimes nga Trump./Arbresh.info
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion