Google ADS

Një fëmijë goditet nga energjia elektrike, po trajtohet në QKUK

10:54 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Ditën e djeshme në fshatin Komogllav të Ferizajt një fëmijë është goditur nga tensioni i lartë i energjisë elektrike.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman në QKUK.

“Raportohet se një fëmijë mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke lozur, në rrethana të panjohura është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme