Athina ka ndërmarrë masa kundër diplomatëve rusë për aktivitete ilegale dhe ndërhyrje në sigurinë kombëtare, sipas gazetës Kathimerini.
Dy diplomatë rusë u dëbuan nga Greqia dhe dy të tjerë u ndaluan të hyjnë në vend, sipas gazetës, transmeton portali arbresh.info.
Athina ka akuzuar diplomatët për “përpjekjet për të mbledhur dhe shpërndarë informacion, si dhe për dhënie ryshfeti zyrtarëve qeveritarë”, thotë artikulli.
Të njëjtat burime pohojnë se Greqia dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, të nxisë miqësinë mes dy kombeve dhe bashkëpunimin midis qeverive dhe aktorëve të shoqërisë civile në të dy anët.
Megjithatë, sipas tyre, kjo mund të bëhet vetëm në bazë të barazisë dhe respektit reciprok për sovranitetin dhe pavarësinë e të dy vendeve, vë në dukje gazeta.
E Rusia është përgjigjur menjëherë duke paralajmëruar veprim reciprok.
“Rusia do të japë një përgjigje pasqyruese për dëbimin e diplomatëve rusë nga Greqia”, tha të mërkurën ministria e jashtme ruse./Arbresh.info/
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...