Jan Koum është gjeniu që shpiku një nga aplikacionet që te gjithe e përdorim ditet e sotme më së shumti, WhatsApp-in. Ai lindi në varfëri në Europën komuniste dhe me deshiren e mire arriti te mesonte vetë si të punonte në kompjuter, shkruan Fax News.
“Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte”, rrëfen Koum, fëmijë i një muratori dhe një shtëpiakeje, i lindur në një fshat të vogël pranë Kievit.
“Imagjinoni pak dimrin ukrainas ku temperatura mbërrin deri ne minus 20 grade celsius. Mendoni një shoqëri ekstremisht të mbyllur; mund të lexoni për 1984-tën, por të jetoje atje është gjë tjetër. Kompjuter nuk kisha në fëmijërinë time, vetëm një numëruese”.
Në shtetin e mbyllur komunist, e tillë ishte fëmijëria e njeriut që e shiti shpikjen e tij, jo pak por 19 miliardë dollarë.
Programi i mesazheve të shpejta, dërgimit të fotove e të dhënave përmes lidhjes me internet, që Koum krijoi bashkë me ish kolegun e Yahoo-se, Brian Acton ka pasur një sukses marramendës: është në krye të listës së aplikacioneve duke numëruar miliona përdorues në muaj dhe llogaritet që në ditë, të kalojë më shume së 50 miliardë mesazhe.
Dikur i papunë, Jani kishte aplikuar për një vend në kompaninë Facebook dhe kërkesa i ishte refuzuar. Njeriu që kompjuterin e tij të parë e ka marre në moshën 19 vjeçare, tanimë, tek Facebook-kthehet si drejtues dhe anëtar bordi.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...