Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka bërë me dije se Komision Evropian do ta publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave para pushimeve verore.
Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës presin që rekomandimi të jetë pozitiv meqë të gjitha kriteret janë plotësuar.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Hoxha ka paralajmëruar se pas marrjes së rekomandimit për vizat do të lansohet fushata që ka për qëllim informimin e qytetarëve për të mos e keqkuptuar liberalizimin.
Ajo ka thënë se Kosova ka arritur të vë në kontroll migrimin dhe sipas Hoxhës, vendi ynë ka statistikat më të ulëta jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Ndryshe, liderët institucional në Kosovë ka një dekadë që premtojnë liberalizimin e vizave, ndërsa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vetmit në rajon që nuk e gëzojnë lëvizjen e lirë.
Madje, kryeministri Haradinaj, kur e kishte marrë timonin e Qeverisë, pati deklaruar se brenda 90 ditësh kosovarët do të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen. Njëra nga kushtet kryesore për ta marrë liberalizimin e vizave ishte thënë nga zyrtarët e BE-së është kalimi i marrëveshjes se demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por që disa muaj pas këtij votimi ende nuk dihet se a do të ketë liberalizim të vizave këtë vit.
Ndryshe, Brukseli kishte premtuar që nga fundi i qershorit apo fillimi i korrikut Komisioni Evropian të dalë me rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe rreth kritereve të përmbushura. Ndër kriteret kyçe është ai i dëshmive se Kosova po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nëse organet e BE-së rikonfirmojnë vullnetin e tyre për liberalizim të vizave, më pas u mbetet edhe vendeve anëtare të BE-së që të japin vendimet e tyre.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...