Pas samitit të Ballkanit Perëndimor, liderët kosovarë, kryeministri Ramush Haradinaj e zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli janë takuar me superyllin kosovar Rita Orën, shkruan arbresh.info.
“Pas përfundimit të samitit të Ballkanit Perëndimor të Londrës, vjen samiti me superyllin tonë botëror, Rita Ora. Së bashku e përkujtuam shpalljen e saj ambasadore nderi, mu para tri vitesh atë ditë, në ambasadën e Kosovës. Koha po kalon, por Rita mbetet thesar i çmuar kombëtar. Jemi me fat që e kemi, atë dhe yjet e tjerë në fusha të ndryshme, të cilët po na dhurojnë një imazh të ri pozitiv gjithandej nëpër botë”, thuhet në shkrimin e ambasadorit të Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.
Rita Ora që po bën karrierë në muzikë e modë është emëruar ambasadore nderi e Kosovës në vitin 2015 nga ish presidentja Atifete Jahjaga.
Hiti i saj më i fundit ishte ‘Girls’ në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha, Charli XCX./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?