Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, njëheri dhe mik i këngëtares Nexhmije Pagarusha, ka dhënë detaje për incidentin që i ka ndodhur sot në orët e vona kësaj të fundit.
Zeka ka treguar se pas incidentit të ndodhur në banesën e Nexhmije Pagarushës, atë e kanë ndihmuar dy studente.
“Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer”, ka thënë Zeka.
Zeka ka qenë për vizitë menjëherë në QKUK tek Nexhmije Pagarusha dhe ka treguar se ajo është mirë, megjithatë ai është ankuar për kushtet e tmerrshme në QKUK.
“I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike.
Tmerr! Tmerr!”, është shprehur Zeka
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...