Turistja merr si “suvenir” në aeroport granatën e Luftës së Dytë Botërore

08:30 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Një turiste amerikane kishte menduar se një granatë e Luftë së Dytë Botërore që gjeti mund ta merrte në shtëpi si suvenir.

Sipas raportimeve ajo e lau atë në dhomën e hotelit për të mos ia bërë pis gjërat e saj, por nuk ishte e brengosur për një shpërthim të mundshëm, transmeton portali arbresh.info.

24 vjeçarja u nis me granatë për në aeroportin e Vjenës ku shkaktoi panik. Ajo si pa të keq vendosi artilerinë e pashpërthyer të L2B para doganierëve austriakë dhe pyeti nëse “suvenirin” mund ta merrte me veti në bordin e fluturimit.

Zyrtarët shumë shpejt thirrën njësinë e asgjësimit të bombave për të shkatërruar artilerinë të kalibrit 7.5. incidenti mbylli pjesën e mbërritjeve dhe sallën e bagazheve për 15 minuta.

Policia tha se në asnjë moment nuk ishin udhëtarët nën kërcënim.

24-vjeçarja u raportua te prokurorët për rrezikim të neglizhuar dhe është gjobitur me 4,000 euro.

Turistja thuhet se ka gjetur reliktin e Luftës së Dytë Botërore ndërsa po ngjiste majën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme