Google ADS

Tre super yjet që mund ta zëvendësojnë Ronaldon në Real Madrid

08:20 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Real Madrid ka identifikuar tre emra për zëvendësues të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Real Madrid ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez i dha fund aventurës nëntëvjeçare në Santiago Bernabeu duke arritur marrëveshje për transferim në Juventus.

“Marca” shkruan se “Los Blancos” tashnë kanë identifikuar tre emra për pasardhës të Ronaldos.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mbetet objektivi kryesor i Real Madridit.

Por, kandidatë janë edhe sulmuesi i talentuar i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe mesfushori ofanziv i Chelseat, Eden Hazard.

Të ngjashme