Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar që Irani po mban kampe trajnimi brenda Irakut për t’i përdorur ato në sulmet kundër vendeve fqinje që janë aleate me SHBA-të.
Departamenti i Shtetit e listoi Brigadat al-Ashtar (AAB) si një organizatë e huaj terroriste, duke e përshkruar si një “grup terrorist të mbështetur nga Irani në Bahrejn”, transmeton portali arbresh.info.
Popullata e Bahrejnit, sikurse e Irakut është më shumicë shiite. Megjithatë, familja që sundon Bahrejnin është sunite.
Veçanërisht, Provinca Lindore e Arabisë Saudite (e njohur dikur si el-Ahsa) është gjithashtu shiitë dhe ka një histori të gjatë tensionesh me sundimtarët fetarë konservatorë sunitë në Riad.
“AAB është një organizatë terroriste e mbështetur nga Irani që ka për qëllim përmbysjen e qeverisë së Bahrejnit”, shpjegoi Departamenti i Shtetit.
Në vitin 2014, AAB vrau tre oficerë policie, dy nga Bahrejni dhe një nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në një sulm bombardues, dhe në 2017, ai vrau një tjetër oficer policie të Bahrejnit.
Zyrtarët amerikanë prej kohësh kanë minimizuar rëndësinë e ndikimit në rritje të Iranit në Irak. Kjo deklaratë përfaqëson njohjen e parë zyrtare dhe të qartë të nga SHBA-të të rolit të Iranit në Irak./Arbresh.info/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...