Blogerja angleze tregon se si është të kesh të dashur një mashkull shqiptar

01:00 | 11 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Ajo është nga Anglia, por jeton prej disa kohësh në Shqipëri, dhe ka vendosur të bëjë një blog për jetën e saj këtu. Blogu i saj quhet “The Balkanista”, dhe kësaj here i ka dedikuar një shkrim, meshkujve shqiptarë.

Ja si është të jesh e lidhur me një të tillë, nga syri i një femre të huaj, gjëra këto me të cilat pajtohen edhe vajzat shqiptare me shumë mundësi:

“Pyeta komunitetin virtual në Shqipëri, për eksperiencat e tyre me një të dashur shqiptar. Pyetja shkaktoi shumë diskutime dhe shumë batuta, nga të cilat unë përzgjodha 27 prej tyre, që mu dukën më interesante. Pikat e mëposhtme janë përmendur më shumë se vetëm 1 herë.

1 – Ende i ushqejnë mamatë, u dërgojnë vazhdimisht ushqime shtëpie

2 – Koha bëhet një konstrukt social dhe krejtësisht e hapur për interpretim. Nëse ke lënë një takim në orën 8:00, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo do të thotë 8:00 plus deri në 90 minuta dhe kjo nuk konsiderohet vonë.

3 – Mëson rrjedhshëm të gjitha sharjet në shqip

4 – Kupton se familja vjen mbi të gjitha dhe mbi gjithëçka

5 – Do eksplorosh vende të cilat nuk i dije që ekzistonin në hartë

6 – Do të zbulosh gjëra në vend që nuk i ke zbuluar vetë më parë.

7 – E gjen veten me një këndvështrim pasionant mbi politikën, pavarësisht se di shumë pak për të dhe zotohesh që nuk do të formosh një opinion.

8 -E kupton se ftesa për një kafe është e ngjashme me një deklaratë dashurie.

9-Fillon të këndosh teksa luhet muzikë shqiptare, pa ia pasur idenë se çfarë po thua.

10-Standardi yt si shofere e mirë njeh një rënie pikiatë.

11-Bëhesh shumë patriotike për vendin mikpritës.

12-E kupton se pavarësisht gjithçkaje, shpatullat i ke të ngrohta.

13-Nis të hash gjëra që nuk i ke ngrënë kurrë më parë. Shih rregullin 1.

14-Mbeten të zhgënjyer dhe të habitur nga fakti se ti ke një pastruese shtëpie dhe nuk i bëni punët vetë.

15-E kupton që shumica e meshkujve nuk dinë të gatuajnë.

16-Mund të mos biesh dakord për shumë çështje liberale, por është në rregull, ti thjesht mëson që të shmangësh këtë çështje.

17-Ti e kupton se dallimet kulturore mund të tejkalohen.

18-Ritmi i jetës ngadalësohet dhe e kupton se fjalia ‘avash avash’ mund të aplikohet thuajse në gjithçka që bën ti.

19-Ty të lind një interes i thellë për traditën, kulturën dhe historinë e tyre.

20-E kupton se rolet tradicionale gjinore zbatohen ende këtu.

21-Ti me të vërtetë e vlerëson se sa të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të mendueshëm janë ata.

22-E gjen veten duke u marrë me kushedi sa lloje çajrash dhe mjekimesh bimore.

23-Nis e mësohesh me temperamentin shqiptar. Nëse janë të zemëruar, të lumtur, të trishtuar apo të ngazëllyer, gjithmonë e gjithnjë e shprehur në një shkallë pasionante- në tri fjalë të shkurtra: Gjak i nxehtë ballkanik.

24-E gjen veten duke besuar/pranuar se pak xhelozi është diçka e mirë dhe përfaqëson drejtpërsëdrejti nivelin e dashurisë në një marrëdhënie.

25-E kupton se ata nuk janë të gjithë të fiksuar pas statusit ‘cool’/pasaportave apo vizave.

26-Ti e kupton se gjithçka është e mundur në Shqipëri.

27-Ti ke partnerin më të mirë ndonjëherë dhe nuk do ta kesh ndryshe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme