Duket se Loris Karius ende nuk ka arritur të lë pas tmerrin që i ndodhi në finale të Ligës së Kampionëve, pasi një gabim të ngjashëm e ka bërë edhe në ndeshjen e Liverpoolit para-sezonale kundër Tranmeres.
Reprezentuesi i Gjermanisë kishte probleme me koncentrim në Kiev në muajin maj, gjë që i kushtoi skuadrës së Jurgen Kloppit me humbjen e shansit për të fituar për të gjashtën herë trofeun evropian pasi Real Madridi siguroi fitore me rezultat 3 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Karius ishte sërish në portë të shtunën në fitoren 7 me 0 ndaj Chester, por 25-vjeçari është kapur nga kamerat duke humbur topin në rrjetën e tij gjatë nxehjeve.
https://twitter.com/Markkinnaird/status/1015592664547373058
Ish portieri i Mainz e bëri të njëjtën gjë sërish të martën pasi dështoi për të ndalur goditjen nga Ollie Norburg nga gjuajta e lirë që ishte hedhur direkt në të.
Jonny Smith reagoi menjëherë duke shënuar dhe duke lënë sërish portierin Karius duke menduar për pasojat për një gabim tjetër të mundshëm.
Skuadra e Jurgen Klopp siguroi fitore me rezultat 3 me 2 dhe do të vazhdoj edicionin e tyre parasezonal edhe të shtunën kur do të përballet me Buryn./arbresh.info/
https://twitter.com/alansmith90/status/1016774919848386563
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...