Maturantët që do të studiojnë në Shqipëri duhet të aplikojnë në universitete në datat 30 korrik deri në 4 gusht.
Njësoj si vjet, aplikimi do të bëhet online, me renditjen e 10 preferencave, megjithëse në këtë fazë të rëndësishme janë kriteret e pranimit, jo renditja e degëve.
“Ata duhet të bëjnë një përllogaritje që është 50% për notën mesatare të 3 viteve të shkollës së mesme, plus mesataren e notave të provimeve të maturës shtetërore. Nëse kanë një mesatare mbi notën 6, mund të aplikojnë në të gjitha programet, por jo tek mjekësia, që është mbi 8 për infermierinë, 8.5 për mjekësinë dhe mbi 7 për mësuesinë. Nëse e kanë mesataren mbi këtë notë, vetë sistemi nuk ua nxjerr, ata do të duan të të kapin ato degë por sistemi nuk ua nxjerr fare, pra sistemi nuk hapet fare”, deklaroi Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve.
Formularin A2 pritet ta plotësojnë rreth 26 mijë maturantë, të cilët në çdo rast do të kenë edhe një shans të dytë, nëse nuk fitojnë tek i pari.
“Në raundin e dytë që do të jetë diku në muajin shtator janë ata që nuk kanë fituar në raudin e parë, por me degët që kanë mbetur tashmë”, deklaroi Vrapi.
Për maturantët që duan të guxojnë sërish për të arritur degën e preferuar ekziston e drejta e riaplikimit.
“Në fund të fazës së parë, çdo maturant ka të drejtë çregjistrimi. Ata do të kenë 48 orë kohë për ta bërë këtë”, deklaroi drejtoresha Vrapi./Tch
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje