Me ardhjen e verës ballafaqohemi me alergji të shumta. Disave nga ne na ndodh që të kthehemi nga pushimet apo nga qëndrimi diku jashtë me pickime të mushkonjave, derisa miqtë tanë nuk kanë absolutisht asnjë pickim mushkonjash.
Kur është fjala për pickimin, janë vetëm mushkonjat femra ato të cilat janë të etura për gjakun tonë, sepse nga ai marrin proteina të cilat u janë të rëndësishme për rritjen e vezëve, transmeton Telegrafi.
Kur na pickon mushkonja femër ajo na injekton pak pështymë të saj në gjak. Pështyma përmban proteinë e cila pengon që gjaku të ngjizet derisa ajo ushqehet.
Kjo pështymë në të vërtetë është shkaku përse na shfaqet ënjtje dhe skuqje si edhe të kruarit që disa nga ne i përjetojmë pas pickimit – madje vetëm ata të cilët janë alergjikë.
Nëse në lëkurën tuaj nuk shfaqet kurrfarë reaksioni, atëherë jeni fatlum i vërtetë, sepse nuk jeni alergjik ndaj pështymës së mushkonjës. Kjo mund të thotë edhe që keni zhvilluar imunitet ndaj pickimit dhe mushkonjave nëse jeni shpesh të ekspozuar pickimeve, sepse organizmi pushon të njohë alergjenin si problem dhe prandaj reaksioni mungon.
Ata të cilët janë paksa më të ndjeshëm mund të vërejnë hematoma të buta në vend të pickimit, në vend të ënjtjes së zakonshme.
Ky reaksion zgjat sa edhe koha e ushqimit të mushkonjës, sepse sa më shumë që mushkonja të ushqehet më shumë proteina injekton.
Nëse vuani nga “sindroma e mushkonjës” mund të vëreni në lëkurë ënjtje, nxehtësi, skuqje dhe të kruar dhe dhembje. Ndonjëherë shfaqet edhe ngritje temperature. Ky është reaksion ekstrem ndaj pickimit të mushkonjave, i cili mund të shkaktojë ënjtje të madhe e cila është e nxehtë dhe e fortë në prekje.
Ndonjëherë shfaqet edhe fshikëza e cila mund të tajitë.
Kjo sindromë shpesh shfaqet te fëmijët, te pacientët me imunitet të dobët dhe te turistët të cilët kanë udhëtuar në ndonjë rajon të ri dhe janë ballafaquar me lloje të reja të mushkonjave.
Anafilaksia është dukuri e rrallë te pickimi i mushkonjave, mirëpo kur ndodh kjo mund të jetë fatale.
Pacientët të cilët kanë anafilaksi nga pickimi i mushkonjave mund të kenë simptoma të ngjashme me ato të alergjisë. Shfaqen ngritje temperature, ënjtje të gjuhës dhe buzëve, probleme me frymëmarrjen, fërshëllima në gjoks, kolla dhe në raste serioze deri edhe epilepsia dhe vdekja.
Tretmani nënkupton injeksionin epinefrinë dhe ndihmën e shpejtë mjekësore.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...