Shkencëtarët zbulojnë lidhjen mes humorit dhe inteligjencës

21:59 | 10 Korrik 2018
A. B.

Shumë studime kanë zbuluar një lidhje midis humorit dhe inteligjencës.

Hulumtuesit në Austri së fundmi kanë zbuluar se njerëzit me humor, veçanërisht ata me “një humor të zi” (ironik), kanë nivel më të lartë inteligjence se miqtë e tyre seriozë.

Ata bien dakord se nevojitet një aftësi njohëse dhe emocionale për të bërë humor. Shkurt, jo të gjithë e kanë këtë aftësi. Analizat tregojnë se njerëzit me humor kanë inteligjencë të lartë verbale dhe jo verbale, por shpesh janë agresiv dhe të ç’rregullt.

Jo vetëm që njerëzit me humor janë të mençur, por ata janë të këndshëm dhe për t’i patur në shoqëri.

Dëshmitë sugjerojnë se një ndjenjë e mirë e humorit është e lidhur me inteligjencën e lartë emocionale dhe është një cilësi shumë e dëshirueshme në një partner. Psikologët e përshkruajnë humorin si një “tipar të trashëgueshëm”.

Në studimet e atraktivitetit, burrat dhe gratë i vlerësojnë njerëzit qesharak si më tërheqës dhe humori është një nga tiparet më të rëndësishme në një partner afatgjatë.

Në psikologji përdoret termi “humor pozitiv” për t’ju referuar njerëzve të cilët e përdorin humorin për të forcuar marrëdhëniet dhe për të reduktuar konfliktet. Humori është një strategji e mirë që i ndihmon njerëzit të reduktojnë stresin dhe problemet.

Ndërsa humori “negativ”, si sarkazma, talljet apo humori vetëmbrojtës, nuk ofron të njëjtat benefite.

Ky humor lidhet më shumë me një gjendje të zymtë dhe agresive.

Njerëzit me humor, nuk bëjnë për të qeshur vetëm të tjerët por edhe veten. Neurobiologjia tregon se e qeshura çon në ndryshime të trurit gjë që shpjegon lidhjen midis humorit dhe inteligjencës.

Dëshmi të shumta tregojnë se humori rrit vetëbesimin dhe aftësitë e individit duke i bërë njerëzit me humor të kenë ndikim në shoqëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme