Google ADS

11 anëtarët e familjes nga Vushtrria jetojnë në 62 metra katrorë

21:26 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Në Kosovë ka mijëra familje që jetojnë në varfëri ekstreme, në mungesë të gjërave më elementare për një jetë me dinjitet.
Kësaj radhe, emisioni Edhe unë jam Kosovë i RTV 21 ka qenë për vizitë në një familje në qytetin e Vushtrrisë, ku një familje e madhe jeton në hapësirë të vogël.

11 anëtarët e familjes Pushkolli jetojnë në kushte të rënda financiare dhe banojnë në një banesë që nuk është më e madhe se 62 metra katrorë.

Në një hapësirë të tillë, në një familje me të ardhura normale, nuk do të mund të jetonin më shumë se tre-katër persona, megjithatë familja nga Vushtrria është e detyruar të bëjë këtë jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme