Google ADS

Rama dhe Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

21:15 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras zhvilluan sot një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.

Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme.

Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet se shpejti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme