Zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May ka thënë të martën se shpreson që presidenti amerikan, Donald Trump do të ketë pikëpamje pozitive për Britaninë, pas vizitës së këtij të fundit që pritet të ndodhë këtë javë, transmeton Reuters.
Trump ka deklaruar gjatë ditës se mendon që Britania “duket se po përballet me trazira”.
Trump i ka bërë këto deklarata teksa është nisur në Evropë, duke përfshirë vizitën e tij në Britani, ku do të zhvillojë takime me kryeministren May, e cila aktualisht është duke u përballur me krizë politike, pasi dy ministra janë tërhequr nga planet e saj për Brexit.
“Kam NATO-n. Kam Mbretërinë e Bashkuar, e cila duhet se është në trazirë dhe kam presidentin rus, Vladimir Putin”, ka thënë Trump para se të nisej në udhëtim.
“Putin mund të jetë më i lehti nga të gjithë. Çka mendoni?” është shprehur presidenti amerikan.
Kur është pyetur nëse May pajtohet me deklaratat e Trumpit, zëdhënësi i saj ka thënë se shpreson që Trump të ketë pikëpamje pozitive për Britaninë, pas vizitës që do të nisë të enjten.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...