Pse gërhasin shtatzënat?

19:36 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

A ju thonë që gërhisni? Kush gërhet e ndien veten keq kur të tjerët tallen me ta kur ju thonë se “gërhasin sikur e kanë gëlltitë jastëkun”.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Shumica e shtatzënave gërhasin. Nuk dihet saktësisht se sa është e përhapur, por shtatzënat më shpesh gërhasin në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

Cilat janë arsyet se përse gërhisni tash kur jeni shtatzënë:

1. Mukoza e hundës është më e fryrë për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit në trupin tuaj. Mund të gërhisni edhe nëse ju janë zënë hundët për shkaqe tjera si p.sh. alergjia ose gripi

2. Problemet me gjumin dhe gërhitja do të jetë më e shprehur nëse shtoni shumë peshë gjatë shtatzënisë. Kjo ndodhë për shkak të sasisë së shtuar të indit në qafë dhe fyt.

Ndonjëherë, mund të zhvillohet apnea obstruktive gjatë gjumit. Nëse gërhisni me zë shumë të lartë dhe nëse ju duket se keni frymëzënie, patjetër konsultohuni me mjekun. Mund të ndodhë që ju të keni bllokim të përkohshëm shumë të shkurtër të rrugëve të frymëmarrjes

Për ta evituar gërhitjen duhet të flini në krah dhe jo në shpinë dhe ta mbani kokën pak më lartë.

Mos pini duhan, alkool dhe mos pini barna për gjumë.

Përpiquni që ta mbani në kontroll peshën tuaj trupore. /Telegrafi/

sleep

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme