Ndalesat për tualet gjatë udhëtimit, me këtë furgon i përkasin së kaluarës
Konceptin California XXL të furgonit për kamping, që e prezantoi gjatë vitit të kaluar, Volkswagen pritet ta sjellë së shpejti në Caravan Salon që zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi gjerman, i ka bashkëngjitur edhe disa skica, se si do të duket kjo makinë që është e bazuar në modelin T6.
Pos kuzhinës dhe “njësive për gjumë”, ky furgon ofron edhe banje dhe tualet, si pjesë e pakos së përgjithshme. Në këtë formë, ndalesat për tualet gjatë rrugës, janë të harruara dhe i përkasin të kaluarës.
Pjesa e jashtme e makinës do të jetë me dy tone ngjyrash, teksa brenda ka nuanca të hapura, që të japë ndjesinë e të jetuarit në rrugë. Furgoni parë California është lansuar para 30 vitesh dhe ishte e bazuar në gjeneratën e tretë të furgonit “Bulli”.
Tani është duke u shitur gjenerata e gjashtë, ndërsa VW e ka festuar 30 vjetorin e këtij modeli. Në të njëjtën kohë, është shënuar edhe shitja e njësisë së 100 mijtë.
Ende nuk është thënë asnjë fjalë për çmimin, por VW T6 – para modifikimeve të furgonit për kamping – fillon prej 25 mijë dollarë. Mirëpo, California që i ofron këto mundësi të veçanta mund të kushtojë rreth 110 mijë dollarë. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën