Google ADS

Real Madridi konfirmon largimin e Cristiano Ronaldos

17:43 | 10 Korrik 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo do të largohet nga klubi në mënyrë për të vazhduar karrierën e tij te skuadra në Serie A – Juventusi.

Kampioni evropian e ka konfirmuar këtë në një deklaratë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.

“Real Madrid CF ju komunikon që, në përgjigje ndaj dëshirës dhe kërkesës së shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo, ai ka rënë dakord për transferim te Juventusi FC”

33-vjeçari ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë katër vjeçare që i siguron atij 30 milionë euro për sezon.

Ronaldo shpenzoi nëntë sezone në Real Madrid dhe largohet nga klubi si golashënuesi më i mirë me 450 gola.

Gjiganti spanjoll ka pranuar 105 milionë euro nga kjo lëvizje./arbresh.info/

 

https://twitter.com/realmadrid/status/1016707221261115392

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme