Pacolli u shpreh ngushëllime familjes Sadikaj: Sot është ditë zie në tërë Kosovën

16:48 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllimë familjes Sadikaj nga Suhareka e për humbjen e pesë anëtarëve të kësaj familje në një aksident trafiku.

Pacolli nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se sot është ditë zie në Suharekë dhe në tërë Kosovën.

Statusi i plotë:

Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqëve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme