Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin Lucas Torreira.
Reprezentuesi uruguaian, i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror këtë verë në Rusi, kalon te skuadra londineze nga Sampdoria e Seria A-së për një tarifë prej 25 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Ai i bashkohet mbrojtësit të djathtë, Stefan Lichtsteiner, portierit Bernd Leno dhe mbrojtësit qendror Sokratis Papastathopoulos që kanë arritur këtë verë në Emirates derisa trajneri i Unai Emery është duke ri-organizuar skuadrën e tij të parë.
Torreira është një zëvendësues i Jack Wilsheres, i cili zgjodhi për të ri-nënshkruar me klubin e fëmijërisë së tij – West Hamin, pasi kontrata e tij skadoi./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1016686876386844674
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës