Google ADS

Ledion Liço braktis Top Channel? Ja si deklarohet ai

15:25 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas lajmit të bujshëm se Ledion Liço është larguar nga Top Channel, ka reaguar ky i fundit.

Sipas Ledion Liços lajmet që qarkullojnë në lidhje me një largim të mundshëm të tij nga ky televizion janë “fake news” duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

Në media, ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi një mesazh i Liços që paralajmëronte kolegët e tij të “The Voice” se nuk do të jetë më pjesë e këtij televizioni, për shkak të pagesave.

Por pavarësisht kësaj, Liço ka reaguar i pari duke deklaruar se nuk është e vërtetë.

Kujtojmë se Liço është bashkëshorti i Sara Hoxhës, e bija e pronarës së Top Channel. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme