Google ADS

Dalin pamjet e arrestimit të serbëve: Policia me armë të gjata, maska e xhipa

15:07 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Televizioni Lokal serbë RTV PULS ka publikuar pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës në Gjilan të kryer mëngjesin e sotëm.

Pesë pjesëtarë të komunitetit serb janë burgosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin këtë Forcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka burgosur pesë persona për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=Pkz7_rkyzR0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme