Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e dytë të grevës të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin, si dhe indiferencën e institucioneve përgjegjëse të vendit me vërejtjet dhe kërkesat e tyre rreth këtij draft-statuti.
Ata u shprehën të vendosur të vazhdojnë grevën derisa të merren parasysh dhe të plotësohen të gjitha kërkesat. Edhe minierat e Artanës dhe Kishnicës kanë ndërprerë punën në shenjë solidarizimi me minatorët e Stantërgut.
Minatorët kanë kërkuar takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe me anëtarët e Bordit të Trepçës, por deri tani s’ka ndonjë përgjigje. Minatorët janë shprehur një zëri se pa u plotësuar kërkesat e tyre, ata nuk do të punojnë./Arbresh.info
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën