U arrestua se kërceu me këngën e Era Istrefit, këngëtarja i del në mbrojtje 18-vjeçares

14:41 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Një ditë më parë u komentua gjatë në të gjitha mediat lajmi se një vajzë 18-vjeçare nga Irani u arrestua pasi u akuzua se kishte thyer rregullat morale.

Adoleshentja kishte publikuar në rrjetin social “Instagram” një video teksa shfaqej duke kërcyer nën ritmet e këngës së famshme ‘Bon Bon’, që këndohet nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi.

E reja ka shumë ndjekës në rrjetin social, aty ku ajo publikon video teksa kërcen nën ritmin e muzikës perëndimore dhe asaj iraniane. Si pasojë, fansat e saj mbrëmë kanë hapur një fushatë në mbrojtje të 18-vjeçares.

“Kërcimi nuk është krim” është fushata që kërkon lirimin e të resë dhe shumë personazhe e kanë shpërndarë. Një ndër to ka qenë edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila i ka dal në mbrojte 18-vjeçares.

“Kjo është çmenduri, lironi Mahi Maeden”, ka shkruar Era në postimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme