Shqiptari 21-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe vajza greke 18-vjeçare, u ndaluan në Bari të Italisë, ku kishin shkuar me traget. Ata udhëtonin me një makinë të vjetër brenda së cilës kishin fshehur 30 kilogramë heroinë.
Lënda narkotike ishte vendosur nëpër tavolina të vogla portabël prej druri, në bagazh dhe në pjesën e poshtme të sediljeve të makinës. Autoritetet italiane zbuluan në secilën prej tavolinave të mbyllura, 56 pako drogë, të futura në një hapësirë prej pak centimetrash.
Dy korrierët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Barit dhe Tranit. Ndërsa autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin e drogës së kapur.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...