BEOGRAD – Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuriq do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sot në ora 12 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Gjuriq do të flasë për aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila ka zhvilluar një operacion ku me ç’rast ka arrestuar pesë persona në ambientet e Qendrës kulturore dhe arsimore ‘Bozhidar Mitrovic Sandor’ në Shillovë të Gjilanit
Prangosja e tyre erdhi nën dyshimin se të njëjtit ishin të përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Njëri prej personave të arrestuar është edhe Nenad Stojanoviç, shkruan Indeksonline. 44 vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në presionin ndaj serbëve të larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Dy të tjerë që u arrestuan janë; Radovan Stojkovic – drejtori i degës së Shërbimit të Punësimit si dhe Jovan Denic, zyrtar komunal.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...