Në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në fshatin Shillovë.
Me këtë rast ka arrestuar serbin, Nenad Stojanoviq (1974), me profesion automekanik, i cili është i punësuar nga Ushtria e Serbisë në Vranjë, raporton Arbresh.info.
Arbresh.info mëson jozyrtarisht se Stojanoviq u arrestua nën dyshimin se ushtronte presion ndaj pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK) për të lënë shërbimin.
Nga ky aksion mësohet se janë arrestuar edhe Radovan Stojkoviq dhe drejtor i zyrës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjilan Jovan Denic./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...