Ka pasur shumë studime që thonë se disa ushqime mund ose jo të shkaktojnë kancer.
Kjo gjë ua ka vështirësuar blerësve që të dinë në të vërtetë se çfarë duhet të blejnë.
Mirëpo tani, një ekip i hulumtuesve nga revista “Which?” ka zbuluar disa prej fakteve që qëndrojnë pas konstatimeve rreth ushqimeve, përcjell arbresh.info.
Këta hulumtues kanë zbuluar se cilat ushqime janë kancerogjene dhe nëse ka të tilla që mund të parandalojnë këtë sëmundje.
MISHI I PËRPUNUAR (Proshuta, sallami etj)
A shkakton kancer? PO!
Pse? Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ardhur në përfundim se të ngrënit e 50 gram të mishit të përpunuar në ditë që është e barabartë me dy rriska proshutë në ditë, mund të rris rrezikun e kancerit në zorrë për 18 për qind.
Mishi i përpunuar është vërtetuar se mund të rrisë edhe shanset e kancerit të stomakut po ashtu.
Sipas studimit, kjo ndodh për shkak se ky lloj mishi përmban nitrate, që është dëshmuar se janë kancerogjene, përcjell arbresh.info.
PESTICIDET
A shkaktojnë kancer? Nuk është dëshmuar ende!
Pse? Ka raporte se pesticidet mund të rrisin rrezikun e kancerit mirëpo nuk ka të dhëna të mjaftueshme që e dëshmojnë këtë.
Në Bashkimin Evropian, pesticidet mund të provohen për çështje sigurie, pra se ato të përdoren në ndonjë produkt që njerëzit do të konsumojnë, veprim ky i ndërmarrë nga Autoriteti Evropian i Sigurisë në Ushqim.
Sidoqoftë, Agjencia e Kërkimeve për Kancerin thotë se për ata që janë të ekspozuar shumë ndaj pesticideve si fermerët ose ata që punojnë në agrokulturë, rreziku i prekjes nga kanceri është më i lartë.
SHEQERI
A shkakton kancer? Në mënyrë indirekte po!
Pse? Sheqeri në njëfarë forme është demonizuar pasi me të vërtetë nuk është i mirë, mirëpo sipas “Which?” nuk ka ende ndonjë evidencë shkencore që mbështet informatat se sheqeri e rrit në mënyrë direkte rrezikun e prekjes nga kanceri.
ALKOOLI
Pse? Edhe pse nuk është aq kancerogjen si duhani, alkooli është shkaktar i rreth 3 për qind të rasteve të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar.
Alkooli është listuar si “kancerogjeni numër 1”
ËMBËLSUESIT ARTIFICIALË DHE ADITIVËT E USHQIMIT
A shkaktojnë kancer? Nuk është provuar ende!
Pse? Ëmbëlsuesit artificialë dhe aditivët e ushqimit, sikurse pesticidet duhet të testohen nga Autoriteti Evropian i Sigurisë në Ushqim për tu parë nëse janë të sigurta për konsumim nga njerëzit, për të vlerësuar kështu çdo rrezik kancerogjen./Arbresh.info
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit