Samedin Mehmeti, drejtor i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, ka treguar se kush nuk mund të kalojë në kufi, për shkak të gjobave të papaguara.
Ai ka thënë se të gjithë ata persona, të cilët kanë gjobë të shqiptuar nga Gjykatat, apo gjoba të Policisë së Kosovës të cilat kanë kaluar në Gjykatë mund të kenë probleme në kufi.
“Nëse gjoba e komunikacionit, pasi nuk është paguar 15 ditë pas shqiptimit ka kaluar në Gjykatë, dhe Gjykata ju ka thirr por qytetari nuk i është përgjigjur ftesës, atëherë kjo paraqet problem për kalim në kufi”, ka thënë ai.
Mehmeti ka folur edhe për atë se çka e shtyri Policinë e Kosovës që të bëjë një modul ku qytetarët mund të shikojnë nëse kanë gjobë në regjistrin e këtij institucioni.
“Kemi pasur fluks të numrit të qytetarëve që kanë ardhur për të parë nëse kanë gjoba të papaguara. Për t’i ikur fluksit të qytetarëve dhe për t’ia lehtësuar atyre, Departamenti jonë i IT-së ka krijuar këtë modul”, ka thënë Mehmeti, teksa ka garantuar se të dhënat që kërkohen aty janë të sigurta dhe nuk i japin qasje një pale të tretë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...