Vejusha e nobelistit kinez të Paqes Liu Xiaobo është lejuar të largohet nga vendi, duke hipur në një avion për në Gjermani.
Liu Xia, e cila ishte në arrest shtëpiak që kur burri i saj fitoi çmimin më 2010, u nis me aeroplan për në Berlin, miqtë familjarë kanë thënë për BBC, transmeton portali arbresh.info.
Bashkëshorti i saj, një profesor universitar i shndërruar në një aktivist për të drejtat e njeriut, ishte burgosur më 2009 për nxitje të përmbysjes.
Ai vdiq nga kanceri i mëlçisë vitin e shkuar, kurse hiri i tij u hodh nëpër det.
Liu Xia, një poete, kurrë nuk është akuzuar për ndonjë krim, por tha në maj se ajo ishte gati të vdiste në shenjë proteste ndaj paraburgimit të saj të vazhduar.
Ajo thuhet se ka vuajtur nga depresioni pasi ka kaluar vite nën vëzhgim të rëndë./Arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”