Mesfushori i Juventusit, Marko Pjaca i është ofruar Liverpoolit.
Sipas të përditshmes italiane, Gazzetta dello Sport, Liverpoolit i është dhënë mundësia që ta transferoj reprezentuesin kroat gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori i Juventusit thuhet se i është ofruar ‘The Redsave’ për shumën që kap shifrat e 24 milionë eurove.
Pjaca, i cili aktualisht gjendet me kombëtaren në Kupën e Botës me Kroacinë, shënoi dy gola për Schalke 04 në shtatë paraqitjet në ligën elitare gjermane të Bundesligës.
Por Juventusi është duke kërkuar që ta largojë atë, ku ia ka ofruar anglezëve mes shumë klubeve të tjera.
Kujtojmë se 23-vjeçari para dy vjetëve u transferua nga Dinamo Zagreb te kampioni italian, ku Juve kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare për 23 milionë euro. /Telegrafi/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...