Kur njerëzit flasin për depresionin, shpeshherë iu referohen llojeve të ndryshme bazuar në atë që mendojnë se mund t’u ketë shkaktuar depresion. Një shkak i tillë i mundshëm është ekzistencial në natyrë, domethënë një person përfundon duke vënë në pikëpyetje jetën, vdekjen ose kuptimin e jetës dhe duke vepruar kështu, kalon në depresion.
Sipas ekzistencializmit, degë specifike e filozofisë, njerëzit nuk janë të shtyrë drejt domethënies së jetës së tyre nga një lloj i veçantë hyjnor apo zot, ose nga një autoritet i jashtëm, por janë të shtyrë nga brenda, nëpërmjet zgjedhjeve, dëshirave dhe motiveve tona (Hardt & Weeks, 2000).
Njerëzit janë krejtësisht të lirë dhe, si rrjedhojë, janë plotësisht përgjegjës për lumturinë ose mjerimin e tyre. Secili prej nesh duhet të krijojë kuptimin që e shtyn jetën tonë, qoftë përmes punës, hobit, bamirësisë, fesë, marrëdhënieve ndërpersonale, pasardhësve, familjes apo diçka tjetër.
Depresioni ekzistencial mund të ndodh kur një person ballafaqohet me këto lloj çështjesh të lirisë, vdekjes dhe kuptimit të jetës së tyre. Për shembull, një person me depresion ekzistencial mund të pyes veten: “Cili është kuptimi i jetës sime? A është ideja vetëm për të punuar nga ora 9 deri në 5 apo të kem një familje dhe pastaj të vdes? A do të gjej ndonjëherë ndonjë partner ose ndonjë person që me të vërtetë më kupton dhe beson në mua pa marrë parasysh çfarë? A kujdeset Perëndia për mua? A është dikush tjetër, që me të vërtetë kujdeset për mua? (Sanders, 2013).
“Depresioni ekzistental mund të karakterizohet nga një ndjenjë unike e shpresës me ndjenjën se jeta jonë në të vërtetë mund të jetë e pakuptimtë.”
Gjetja e domethënies apo pasionit në jetë është diçka që shumë njerëz e konsiderojnë të rëndësishme dhe një episod i depresionit ekzistencial mund të ndihmojë në përqendrimin e nevojës së një personi për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje (Flynn, 2014). Depresioni ekzistencial zakonisht nuk trajtohet me asnjë lloj medikamenti me recetë, por psikoterapia përqendrohet në ndihmën që personi të eksplorojë kuptimin e jetës së tij./revista psika
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...