Komisioni Evropian ende nuk dihet se kur do ta publikojë rekomandimin për heqjen e vizave ose jo për Kosovën. Zyrtarët qeveritarë shprehen të sigurt se kjo do të ndodhë para pushimeve verore, përderisa njohësit e çështjeve të integrimit thonë se zvarritjet e tilla janë shqetësuese për vendin, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Ndonëse krerët institucionalë në Kosovë ishin zotuar se rekomandimi i Komisionit Evropian (KE) për vizat do të publikohej gjatë fundit të muajit qershor ose gjatë javës së parë të korrikut, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Përkundrazi, janë bërë tashmë dy muaj prejse ekspertët e KE-së kishin ardhur në Kosovë për të mbledhur fakte rreth përmbushjes së kriterit të fundit për liberalizim, luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Përderisa zyrtarë të KE-së i kanë thënë gazetës “Zëri” se vlerësimi rreth kësaj çështjeje është duke vazhduar akoma, ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka deklaruar se raporti i KE-së do të publikohet para pushimeve verore.
Por, të shqetësuar për këtë zvarritje janë shprehur ekspertët e procesit të integrimit, të cilët kanë vlerësuar se mospublikimi i rekomandimit deri më tani paraqet një lajm aspak të mirë për Kosovën.
Sipas tyre, Komisioni Evropian është dashur që këtë raport ta publikonte më së largu deri më 2 ose më 3 korrik./Zëri/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person