Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po thotë se reformat në sundimin e ligjit të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, nuk janë kushti i vetëm në rrugën drejt BE-së.
Kryediplomati serb e ka pranuar se pa përparime në dialogun me Prishtinën, nuk mund të ketë rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian.
“Për shembull ne mund të jemi vendi më demokratik në botë, por në qoftë se nuk bëjmë përparime në dialog me Prishtinën, atëherë nuk ka progres me BE-në”, deklaroi Daçiq.
Ai përmendi edhe marrëveshjen ndërmjet Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.
“Ju keni një shans si Shkupi dhe Athini, por në aspektin e reformave, sikur të mos zgjidhej tema e emrit, nuk do të kishte përparime”, tha tutje ministri serb, përcjell lajmi.net.
Këto deklarime Daçiq i bëri në Samitin e Londrës, ku po marrin pjesë zyrtarët e lartë shtetëror nga Ballkani Perëndimor.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...