Për minuta të tërë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar nëse sot do të duhet të vazhdojë apo jo seanca me pika të papërfunduara të rendit të ditës nga java e kaluar.
Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti ka deklaruar se seanca do të vazhdojë sot derisa të përfundojë.
Por deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se deputetët janë njoftuar se sot ka qenë vetëm një pikë e rendit të ditës.
“Ne si grup i LDK-së nuk mund të vazhdojmë në këtë pikë. S’është përgatit seanca. Nuk mund të kërkoni nga Komisioni dhe as deputetët të involvohen për këtë rend të ditës. Nuk ka njoftim zyrtar”, tha ai.
Përderisa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nuk ishte i pranishëm për ta prezantuar pikën e ardhshme të rendit të ditës rreth një marrëveshjeje ndërkombëtare të Kosovës, partitë opozitare kritikuan qeverinë për mosprezencë në seanca, raporton Kallxo.com.
Madje Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes njoftoi se grupi parlamentar i kësaj partie do të tërhiqet nga seanca në shenjë proteste.
“Zgjidhja për këtë situatë janë zgjedhjet. Mos pritni që opozita t’ua bëjë numrat”, tha ajo.
Ndaj këtij veprimi reagoi edhe kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.
“Nuk na ka mbetë asgjë tjetër veç me shku me protestë para qeverisë si deputetë, e me ju thanë hajdeni këtu sepse nuk kemi kurrfarë mekanizmi tjetër si deputetë m’i sjellë këtu”, tha ai.
Më herët, Kuvendi dështoi ta votojë Ligjin për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit në mungesë kuorumi.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...