Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë progrez dhe rezultate pozitive.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se është koha që të flitet për marrëveshje përfundimtare në të mirë të dy vendeve.
Statusi i plotë:
Dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka sjellur progres dhe rezultate pozitive, por është koha që të flasim për Marrëveshje përfundimtare, e cila do të jetë në të mirë të të dyja vendeve. Ky ishte njëri nga mesazhet kryesore të adresimit tim në sesionin tjetër të diskutimeve të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë me Ministrat tjerë të vendeve të Bashkimit Europian, pjesë e “Procesit të Berlinit”. Në vazhdim, prezantova prioritetet dhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës, ndërsa vlerësova lartë kontributin që ka dhënë iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor tani më e njohur si “Procesi i Berlinit” në përshpejtimin e krijimit të kushteve infrastrukturore për zhvillim ekonomik si dhe në paqësimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes bashkëpunimit konstruktiv.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...