E vetmja gjë më e paharrueshme se një vepër e madhe e artit është një vepër vërtet e tmerrshme, shkruan kritiku Kelly Grovier teksa sjell rastet e restaurimeve të dështuara, transmeton Telegrafi.
Një rast i tillë është i ashtuquajturi “Krishti majmun” i Kishës së Mëshirës në Saragoz të Spanjës, i vitit 2012. Një famullitare testoi veten për të përmirësuar afreskun e zbehur të Krishtit, të punuar në fillim të shekullit XX nga artisti Elías Garcia Martinez. Në përpjekjen për të kthyer dekadat e dëmtimeve të shkaktuara nga lagështia, ndodhi diçka që u përhap në formë virale në botë. Korrespondenti i BBC Europe, Christian Fraser, e përshkroi atë si “një majmun me shumë qime në një tunikë të keqe”.
Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me një statujë mesjetare të kishës romaneske të Shën Mikelit në veri të Spanjës. Viktima në këtë rast është një gdhendje druri e shekullit të XVI-të e luftëtarit legjendar Shën Gjergji, mbi kalë e duke shkelur një dragua të mundur. Megjithëse relikti me vlerë të madhe u ka mbijetuar pesë shekujve, pamja e Shën Gjergjit tash ka dalë si karikaturë. Në përpjekjen për t’ia kthyer objektit shkëlqimin e mëparshëm, një mësues lokal i artit vendosi ta freskojë me shtresa të allçisë dhe ngjyra të rëndomta. Pamja qesharake ka nxitur zemërimin dhe shqetësimin e ekspertëve që kanë frikë se shpërbërja mund të jetë e pakthyeshme. Në internet njerëzit e kanë krahasuar këtë dështim me karakterin komik Pee Wee Herman të aktorit Paul Reubens. Të tjerë shohin ngjashmëri me Sheriff Woodin, kukullën e kauboj në “Toy Story”.
Kur është fjala te shkatërrimi i fytyrës, restauruesit amatorë nuk janë fajtorët e vetëm. Artistët shpesh dështimin e bëjnë vet. Të kujtojmë rastin kur futbollisti portugez Cristiano Ronaldo zbuloi një bust bronzi të tij të punuar nga një skulptor vendas, vitin e kaluar në Aeroportin e Madeiras. Pamja e shtrembëruar u zëvendësua muajin e kaluar me një përpjekje të re nga i njëjti artist, por që ende nuk e ka ngjashmërinë me yllin e Real Madridit.
Asnjë muze i imagjinuar i portreteve të dështuara nuk do të ishte i plotë pa koleksionin e keq të veprave të dyllit të Louis Tussaudit. Pas gjysmë shekulli, Shtëpia Dussauds e Dyllit më 2014 mbylli dyert në Great Yarmouth të Norfolkut. Që atëherë, shumë punime të këqija – që nga ai i aktorit Sean Connery apo Adolf Hitlerit – janë larguar nga publiku si në një program të mbrojtjes artistike. Groteska e Tussaudit që tërhoqi një si kult të ndjekësve, bazohej pikërisht në hendekun qesharak mes subjektit nga mishi e gjaku dhe ai i dyllit. /Telegrafi/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të