Behgjet Pacolli është shprehur se Kosova është e vendosur të ecë drejt integrimeve evropiane por edhe BE duhet t’i mbaj premtimet rreth liberalizimit të vizave
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, po merr pjesë në Samitin e Londrës për Ballkanin, shkruan arbesh.info.
Samiti i Londrës është organizuar nga kryeministrja britanike May ku po marrin pjesë edhe shumë liderë botërore.
Me anë të një postimi në Twitter Pacolli është shprehur që Kosova është e gatshme të ecë drejt integrimeve Evropiane por edhe BE duhet t’i mbajë premtimet rreth liberalizimit të vizave.
“Kosova është e përkushtuar që t’i plotësojë të gjitha kërkesat për bashkim Evropian. Ky është qëllimi strategjik i yni. Por BE duhet t’i plotësojë angazhimet tjera. Liberalizimi i vizave është veprim kritik që të tregohet se BE është e shqetësuar për qytetarët e Kosovës” ka shkruar Pacolli në Tëitter./Arbresh.info
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...