Google ADS

Ismaili premton paga të dinjitetshme për mjekët

18:22 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se profesionistët shëndetësorë shumë shpejt do të marrin pagat me rritje.

Ai ka thënë më tej se dikasteri që ai e udhëheq do të jetë edhe mbështetësi më i madh i shumicës së profesionistëve shëndetësorë të cilët punojnë me vullnet dhe dinjitet për t’u gjendur pranë qytetarëve tanë në nevojë.

“Gjatë këtyre muajve unë kam qenë shumë herë kritik ndaj fenomenve negative në sektorin shëndetësor. Këtë do të vazhdoj ta bëjë edhe në të ardhmen, kudo që i shoh ato. Por, një nga padrejtësitë në këtë sektor, që ka ndodhur për vite me radhë, ka qenë padyshim edhe mungesa e një page dinjitoze për profesionistët shëndetësor. Dinjiteti i mjekëve tanë duhet dhe do të rikthehet”, ka thënë ministry Ismajli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme