Seanca e sotme në Kuvend e Shqipërisë është duke u zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës, vetëm me dy përfaqësues të saj, Edmons Spahon nga PD dhe të Petrit Vasilit nga LSI.
Opozita ka depozituar një kërkesë dy ditë më parë ku pretendon se është falsifikuar vota në votimin e ligjit për goditën e teatrit.
“Është një kërkesë e cila qartëson në sallën e Kuvendit se çdo standard ka rënë. Dy javë më parë iu hoq mundësia opozitës të fliste. Është depozituar kërkesa dy ditë më parë. Ka qenë koha e duhur për të bërë investigim. Është një standard shumë i ulët. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të hapej seanca. Kjo situatë të sqarohet”, tha Vasili.
“Ditën e enjte është kryer votimi për Teatrin, por më shumë se kaq ishte vetë procesi i votimit, i cili ka pasur defekte. Një deputet i opozitës, pa qenë në sallë rezulton të ketë votuar pro. Ne jemi privuar nga e drejta për të folur nëpërmjet vullnetit të shumicës. Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh sepse kjo çështje është urgjente. Kuvendi duhet të bënte verifikimin e votimit. Ne nuk marrim pjesë për shkak se gjendje të tilla në Kuvend po bëhen të zakonshme”, u shpreh Spaho.
Ndërkohë, Ruçi u shpreh se e ka marrë vetëm ditën e sotme kërkesën nga opozita dhe seanca po vijon pa pjesëmarrjen e opozitës.
Në seancën e sotme do të diskutohet projektligji për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu. Projektligji kërkon 84 vota./TCh
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...