Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur të hënën për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke shprehur bindjen se Komisioni Evropian do të del shumë shpejt me rekomandim pozitiv.
Ai ka treguar edhe për arsyen e vizitave që ka ndërmarrë në shumë vende të BE-së për të kërkuar mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët tanë duhet të ndodhë. E meritojnë. Në të njëjtën kohë në aspektin institucional kemi përmbushur të gjitha kriteret të cilat i kemi. Unë e kam parë një skepticizëm brenda vet Bashkimit Evropian. Kjo ka qenë arsyeja pse kam ndërmarrë hapat për vizita. Skepticizmi vije për shkak të situatës e cila është në rend të parë tanimë publike: Mosmarrëveshjet të cilat janë brenda BE-së mbi formën e zgjerimit të BE-së dhe funksionit të vet Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, çështja e refugjatëve, kriza e refugjatëve por edhe abuzimi që kanë ndodhur me liberalizim të vizave edhe në vendet që i kemi përreth. Kjo ka qenë një arsye dhe një risk politik të cilit unë fare në momente të tilla nuk i frikësohem, për arsye se e bëjë për qytetarët e mi dhe në të njëjtë kohë nuk do të ndalem deri në fund. Ne presim raport pozitiv”, tha Kryeparlamentari Veseli.
Ai tha se Kosova ka bërë progres më të madh se shumica e vendeve të regjionit në të gjitha fushat dhe është optimist se vendet e Bashkimit Evropian do ta vlerësojnë përmbushjen e kritereve dhe të vendosin për liberalizim të vizave për këtë vit.
“Unë shumë besoj, në çoftë se ka drejtësi dhe vlerësohet ajo mbi bazën e të cilave janë liberalizuar edhe vendet tjera me shumë më pak kritere të plotësuara dhe me një gjendje shumë më të rëndë. Ka vende brenda BE-së, ka vende jashtë BE-së që kufijtë as nuk i kontrollojnë e as nuk i dinë ku i kanë. Në të njëjtën kohë çështja e korrupsionit, po e përmendi konkretisht, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia por edhe vendet fqinje kanë probleme shumë më të mëdha se ne. Vetëm pse jemi të pafuqishëm, të mendojë dikush të na lë të izoluar, nuk është korrekte. Unë do të vazhdojë të bëjë vizita e takime për këtë çështje edhe pse është risk politik. Por vendimmarrja në fund merret nga vendet e Bashkimit Evropian. Dhe unë insistoj për atë që na është thënë, çka kemi punuar bashkërisht gjithë këto vite, që në fund të këtij viti qytetarët tanë të lëvizin lirshëm. Po, pres që raporti të jetë pozitiv për arsye se e kemi kryer punën dhe gjithsesi pres që qytetarët tanë denjësisht të lëvizin lirshëm, për arsye se pak ka vende, veçanërisht në regjion, që kanë bërë progres sa vendi jonë për vetëm një dekadë”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...