Një 61 vjeçar nga Kosova qëlloi para dy vjetësh kushëririn e tij në rrugën Webergasse në St.Gallen. Ai ishte i bindur se viktima e tij kishte një lidhje intime me gruan e tij të ndjerë. Vetëm se agresori është dënuar me 15 vjet burg, shkruan tagblatt.ch.
Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vet. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.
“Ishte një ekzekutim,” foli me fjalë të qarta Prokuroria e St. Gallen për vrasjen e 12 majit 2016. Ajo kërkonte dënim prej 18 vjetësh për ekzekutorin.
Megjithatë Gjykata e St. Gallen e dënoi atë me 15 vjet heqje lirie, për shkak të vrasjes dhe mbajtjes së armës pa leje, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu 61 vjeçari duhet t’u paguajë dy të afërmve të viktimës 15000 franga. Për të mos mbaruar këtu, 61-vjeçari nga Kosova duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor që shkojnë mbi 100 mijë franga.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...