Enrique, ish-trajner i Barcelonës dhe ish-lojtar i Real Madridit, do të jetë trajner i ri i Spanjës. Bordi i Drejtorëve i Federatës së Futbollit të Spanjës ka vendosur në mënyrë unanime ta emërojë Enriquen në postin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.
Enrique ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Spanjën, e cila nuk ka klauzolë anulimi dhe ai do të vijë në krye të Spanjës bashkë me stafin që do ta zgjedhë vetë.
https://twitter.com/SeFutbol/status/1016291828935659520
Emërimi i Enriques vjen pak ditë pasi Fernando Hierro e la postin e trajnerit pas eliminimit nga Kupa e Botës në Rusi. Hierro nuk qëndroi as dy javë në stolin e Spanjës, pasi ishte emëruar pas shkarkimit tronditës të Julen Lupeteguit në prag të fillimit të Botërorit në Rusi.
Lopetegui ishte shkarkuar pasi kishte arritur marrëveshje me Real Madridin pa dijenin e Federatës Spanjolle të Futbollit.
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...