Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot në Londër me ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se me Lancaster biseduan për zhvillimet e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë, përcjell arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin:
Gjate vizitës zyrtare në Londër, sot takova Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilin e falënderova për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar për Kosovën.
Me Ministrin Lancaster biseduam për zhvillimet e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë si dhe kërkova mbështetjen e Britanisë së Madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e tranzicionit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.
Shqyrtimi i mundësive për pjesëmarrjen e forcës sonë në operacionet paqeruajtëse në kuadër të trupave ushtarake britanike ishte poashtu një temë e diskutimit.
Marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera mes dy vendeve tona do të thellohen edhe me tepër në të ardhmen dhe e sigurova Ministrin Lancaster se Kosova mbetet e palëkundur ne drejtimin e saj drejt anëtarësimit te plotë në NATO dhe BE.
RH
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...