Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka thënë se që nga viti 1990 lufta politike në Kosovë zhvillohet në mes të dy blloqeve: LDK-së dhe produkteve të LPK-së.
Kështu Selmanaj ka vlerësuar përmes rrjetit social Facebook, duke marrë shkas nga një fjali e thënë nga kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Postimi i Selmanajt:
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra….
Para 1 viti kur u nis mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa, zyrtarisht u tha që këtë iniciativë e kishin marrë Nisma, VV dhe AAK, kurse me vonë ju bashkuan PDK, Lista serbe dhe disa parti të komuniteteve (pra i gjithë spektri politik u pozicionua kundër LDK-së)..
Edhe atë kohë dihej sheshazi që i gjithë ky skenar kishte dy regjisor përtej opozitës së atëhershme, dhe ata ishin binomi Thaqi/ Veseli. Ky fakt sot u konstatua publikisht në seancën plenare nga kreu i PDK-së. A i tha qartazi: Unë kur e nisi edhe e kryej mocionin e mosbesimit, dhe këtë e kam dëshmuar vitin e kaluar!….
Kjo është PDK-ja që tradhtinë dhe punën pas shpine e ka modelin e vetëm të veprimit politikë.
Qytetarë të Republikës, beteja politike në Kosovë që nga viti 1990 është zhvilluar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes dy ideologjive dhe dy shkollave të mendimit politik: LDK-së si forcë progresive në njërën anë dhe Produktet e LPK-së me gjitha minoritetet në anën tjetër.
Zgjedhja për qytetarët më e qartë se kurrë më parë.
Republika mbi të gjithë.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj