Monica Bellucci sfidon ish-bashkëshortin pak para martesës

14:11 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Në qoftë se jeni dashamirës të filmave, nuk mund të mos kujtoni me nostalgji një ndër çiftet më të dashur dhe të pëlqyer të kinematografisë Monica Bellucci dhe Vincent Casse.

Dyshja e famshme e aktorëve, që bënë për vete me miliona teleshikues në gjithë botën, i dhanë fund martesës martesës së tyre në vitin 2013, duke shënuar fundin e një prej historive më të bukura të dashurisë, që kishte njohur tapeti i kuq.

Ndërsa kanë kaluar disa vite nga divorci i tyre, duket se aktorja e famshme, nuk e ka pritur fare mirë lajmin e martesës së ish-bashkëshortit me modelen 30 vite më të re në moshë, Tina Kunakey. Në një intervistë për revistën ‘’Elle”, aktorja e njohur e filmit ‘’Malèna’’ ka folur për herë të parë rreth kësaj çështjeje. Një deklaratë që ka shkaktuar polemika në shtypin rozë italian. Kaq ka mjaftuar që publiku dhe ndjekësit e saj besnikë të aludojnë se Monica është akoma e dashuruar pas Vincent Cassel, aktorit me të cilin ka qenë e martuar për plot 14 vite, e për të cilin është shprehur se ka qenë dashuria më e madhe e jetës së saj. E pyetur rreth martesës së Vincent, 51 vjeç, me të dashurën 21 vjeçare ajo ka thënë : ‘’Nuk kam të drejtë të gjykojë askënd, dashuria tejkalon të gjitha barrierat ,por … Si do të reagonte Vincent nëse unë..A do të mund të lidhesha me një djalë 20 vjeçar ? Sigurisht që jo. Do ta shihja sikur të ishte fëmija im. Besoj se jam në atë moshë ku mund të dalloj dashurinë e vërtetë nga flirtet dhe emocionet momentale.» Vincent Cassel do të lidhë kurorë për herë të dytë me bukuroshen Tina në Biarritz, qytetin e saj të lindjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme