Kuvendi mban seancën e re më 12 korrik

13:49 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 12 korrik 2018.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë seancë, pritet të shqyrtohen disa projektligje, e po ashtu do të votohet edhe për pikat e mbetura nga seancat e mëparshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme